Site icon Telegrafi

PDK: Këto zgjedhje janë për qytetarët e jo për politikanët, demokracia do të jetë fituesi i këtij procesi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka thënë se këto zgjedhje janë për qytetarët e jo për politikanët.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre.

“Këto zgjedhje lokale janë për qytetarët e jo për politikanët. I ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë. Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, të moshuarit, gratë dhe burrat, prindërit tanë me votën e tyre sot do të fuqizojnë demokracinë”, tha Çitaku.

Çitaku shtoi se mbi 8 mijë aktivistë të PDK-së janë të angazhuar në këto zgjedhje.

“Mbi 8 mijë aktivistë të PDK-së po na japin të dhëna inkurajuese dhe vlerësime pozitive. Shpresoj që do të kemi një ditë të mirë, ku demokracia do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve”, tha Çitaku. /Telegrafi/

Exit mobile version