Shefi e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të shkarkohet Bordi i RTK-së.
Tahiri e ka lidhur kërkesën e tij me publikimin e një lajmi nga mediumi publik.
Ai ka bërë thirrje që personat përgjegjës të ndiqen edhe penalisht.
“Edhe sot kemi pritur që administrata ta sjellë për diskutim e Kryesia t’i propozojë një çështje të tillë, por Komisioni po e zvarrit një çështje të tillë.
Shpresojmë që kjo çështje të diskutohet sot ose nesër, meqenëse jo në këtë javë në javën që vjen të vihet në diskutim shkarkimi i këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që kanë shkaktuar dëm të madh.
Nuk duhet lejuar që këto gjëra të ndodhin në një televizion që paguhet nga taksat e qytetarëve tanë”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/