Hajredin Hyseni do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e PDK-së.
Këtë lajm e dha sot kryetari i PDK-së Kadri Veseli gjatë tubimit zgjedhor që sot u mbajt në Palestrën e Sporteve në këtë qytet, i cili tash 17 qeveriset nga LDK-ja, transmeton KP.
Hajredin Hyseni ka mbajtur poste të ndryshme në Qeveri si dhe ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ka qenë i burgosur politik gjatë viteve tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta. Zgjedhjet komunale mbahen në nëntor të këtij viti.