Site icon Telegrafi

PDK është e pabesë kishte thënë Bahtiri, e sot koalicion me ta (Video)

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, partia e së cilës një ditë më parë ka shkëputur bashkëpunimin me LDK-në dhe i është bashkuar koalicionit PAN, kohë më parë PDK-në e kishte quajtur parti e pabesë.

Bahtiri në një intervistë dhënë për Telegrafi.com kishte deklaruar se AKR-ja kurrë nuk do të lidhte koalicion me PAN-in, duke kritikuar qeverisjen që udhëhiqej nga PDK-ja.

“Absolut kurrë hiq. Unë po të garantoj që kurrë në jetë për arsye se ne jemi besnik, kemi qenë dhe do të jemi besnik”, ishte shprehur Bahtiri, duke e quajtur të pabesë PDK-në.

Lexo po ashtu “Mos bo ashtu” – reagimi i Haradinajt ndaj gjestit të Bahtirit (Video)

“PDK është e pabesë”, kishte thënë nënkryetari i AKR-së, i cili shtoi se kanë qenë në koalicion me ta dhe i njohin.
Sipas tij, PDK e kishte çuar gjithnjë vendin në zgjedhje të parakohshme, duke mos e pritur kohën e caktuar.

Ndryshe, një ditë më parë AKR ka ndërprerë bashkëpunimin me LDK-në dhe i është bashkuar PAN-it. Ndryshe, raportohet se AKR do të ketë në udhëheqje pesë ministri, 7 zëvendësministra dhe postin e zëvendëskryeministrit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kjo është ndarja e hises në Qeverinë e re
Exit mobile version