Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, Xhavit Haliti bazuar në statutin e partisë ka emëruar sot katër drejtorët që do ta përfaqësojnë PDK-në në koalicion me LDK-në.
Drejtorët e emëruar për drejtoritë përkatëse janë:
Xhevahire Çeku – drejtoreshë për Drejtorinë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike;
Rajan Arapi – drejtor për Drejtorinë e Urbanizmit
Muhamet Mahmutaj – drejtor për Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtim/Emergjencë
Leotrim Murtezaj – drejtor për Inspeksion
PDK është në koalicion me LDK-në për ta udhëhequr qeverisjen lokale në Pejë. /Telegrafi/