Telegrafi

PDK dhe LDK votuan kundër zgjedhjes së Glauk Konjufcës për kryetar Kuvendi

Glauk Konjufca është zgjedhur sot kryetar ri i Kuvendit të Kosovës, pro Konjfucës votuan 69 deputetë, kurse kundër zgjedhjes së tij votuan 33 deputetë.

Përveç deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, tjerët deputetë nga kjo parti votuan kundër Konjufcës, po ashtu kundër votuan edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në fjalimin e tij të parë, Konjufca u zotua se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Falënderoj deputetët që më votuan. Zotohem që do ta kryej detyrën time me nder e përgjegjësi dhe përkushtim. Për mua s’do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie, por deputet të barabartë. Të gjithë së bashku në emër tuajin falënderojmë qytetarët e Kosovës. Na prift e mbara në punët që na presin dhe me këtë rast e shpall të mbyllur legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, kurse për seancën e zgjedhjes së qeverisë do të ju lajmëroj me kohë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca tashmë ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e tij si kryetar nga ish-kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. /Telegrafi/