Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi do të votohet më 1 shtator.
Ai këtë deklaratë e ka thënë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së që ka filluar në orën 18:00.
Veseli tha se të gjithë duhet të jenë të qetë dhe se duhet të mendojnë për të ardhmen dhe se nuk duhet të prishen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera evropiane.
Sipas tij, deputetët duhet të mendojnë kah të shkojnë nga integrimi evropian apo nga kthimi prapa.