Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës.
Ata u kanë vendosur kapele të zeza në ulëset e deputetëve të LVV-së, të cilët kanë bojkotuar seancën e sotme të jashtëzakonshme që është thirrur nga opozita.
Ky aksion vjen pas publikimit të disa bisedave të koordinatores për komunitete të LVV-së, Dejona Mihali me ish-drejtorin e KEK-ut Nagip Krasniqi, ku në njërën nga këto biseda të publikuara në media shihej se Mihali i është drejtuar Krasniqit se “a po vjen me kapele”.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se me ju fol këtyre kapelave është njëjtë sikur me ju fol deputetëve të LVV-së.
“Këta kanë vendos me qenë kapele me qenë masha të Dejonës. Përmes këtyre kapelave të zeza këta kanë vendos me i mbulu shumë krime, por munden me i mbulua përkohësisht por jo përjetësisht. Me mbulu krimin në bukën e Ushtrisë së Kosovës, krimin në rezervat shtetërore. 9 shkurti ka me jau hekë kapelën prej koke”, tha Tahiri./Telegrafi/