Site icon Telegrafi

PD refuzon ftesën e Ramës për zgjedhjen e presidentit të ri: Do të vazhdojmë luftën për zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të konsultohet me demokratët për emrin e presidentit të ri, pas shkarkimit të Ilir Metës.

Teksa e quajti këtë deklaratë një diversion, selia blu këmbënguli se do të vijojë betejën e saj në mbledhjen e provave dhe të dhënave që dëshmojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas PD-së, Rama po tenton të largon vëmendjen nga krimet zgjedhore përmes manipulimeve zgjedhore.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre”, thuhet në reagimin e PD-së. /Telegrafi/

Exit mobile version