Site icon Telegrafi

PD: Rama të dorëzojë Edurim Teqjan

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron Edurim Teqjan, shtetas i shpallur në kërkim nga ana e policisë pas vdekjes së 17-vjeçarit në Landfillin e Sharrës.

“Edi Rama duhet të lëshoje kreun e tij të partisë në Peqin, të mos i ofrojë mbrojtje por ta dorëzojë para drejtësisë. Edurim Teqja, është shpallur në kërkim pas vdekjes së Arditit 17 vjeç në landfillin e Sharrës, dhe prej një jave ai i shmanget ligjit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës. Ky akt i rëndë e bën atë të dyshuar në vdekjen e Arditit dhe Edi Ramën e nxjerr si gjithnjë mbrojtes të krimit dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin e paratë e shqiptarëve”, deklaroi deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj.

Exit mobile version