Telegrafi

PD-PL bashkë në zgjedhje, Berisha: Marrëveshjet e mia çojnë vetëm në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë, deklaroi se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara prej tij kanë çuar në fitore.

“Marrëveshjet, kur ishte Basha, kanë pasur vetëm humbje. Me Berishën kanë qenë vetëm fitore. Realiteti dhe dëshmia më flagrante është “incidenti” Basha”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, Ilir Meta theksoi se “ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Edi Rama para se ajo të fillonte”.

“Kjo është një ndeshje e vërtetë, e pa kompromis. Është ndeshje ekzistenciale për vendin tonë, duke parë pasojat e rënda të shpopullimit. Është ndeshje për sot dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Theksoj se referendumi do të jetë mjeti i çdo qytetari për të marrë në kontroll të ardhmen e vendit dhe familjes së tij. Koha e “bunker-bashkive” ka përfunduar një herë e përgjithmonë. Shikoni se si kanë falimentuar bashkitë që i kishte të gjitha nën kontroll”, tha Meta. /Telegrafi/