Site icon Telegrafi

PD kërkon kushtëzim të hapjes së negociatave nga BE

Partia Demokratike (PD) sot ka dërguar një kërkesë në Komisionin dhe Këshillin Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, ku kërkon që të kushtëzohet data e hapjes së negociatave me zgjedhjet dhe dekriminalizimin.

Në amendamentin e dorëzuar nga Aldo Bumçi, Partia Demokratike kërkon që dy institucionet e Bashkimit Evropian të kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet, zbatimin e Ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e pesë prioriteteve.

Por, duke folur në Parlamentin Evropian, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vuri theksin tek rëndësia që ka për Shqipërinë çelja e negociatave të anëtarësimit.

Gjosha deklaroi se një rekomandim pozitiv në këtë aspekt është shtytja më e mirë për vijimin e reformave shtetndërtuese në Shqipërisë.

Ajo kërkoi që të jepet një datë e qartë për hapjen e negociatave. “Kalendarizimi i procesit të integrimit dhe caktimi i një date për çeljen e negociatave është një inkurajim për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Gjosha.

Exit mobile version