Telegrafi

Pazzini kërkohet nga Torino

VERONA, ITALY - OCTOBER 22: Giampaolo Pazzini of Hellas Verona celebrates his first goal during the Serie A match between AC Chievo Verona and Hellas Verona FC at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on October 22, 2017 in Verona, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Kriza që kaloi Torino në rezultate sipas Sinisa Mihajlovic ishte mungesa e një sulmuesi si zëvendësues i Andrea Belottit, i cili qëndroi shumë gjatë në infermieri për shkak të problemeve fizike.

Për të zgjidhur këtë problem, drejtuesit po studiojnë alternativën e numrit nëntë dhe emri më i pëlqyeshëm për trajnerin serb është ai i Giampaolo Pazzinit.

Ky i fundit ka raporte të tendosura me trajnerin Fabio Pecchia te Verona dhe pas dy sezonesh do të ishte momenti më i mirë për të nisur një aventurë të re në Serinë A në moshën 33 vjeçare.

Pazzini te Hellas Verona këtë sezon ka shënuar katër gola në 11.

Sulmuesi i njohur italian në të kaluarën ishte pjesë edhe e Interit, Milanit, Sampdorias, Fiorentinës dhe Atalantas. /SS/