Në trotuaret e rrugës Prishtinë-Podujevë, në zonën e Bërnicës, tregtarët fillojnë të ekspozojnë shpezët e kafshët e tyre për shitje. Brenda zonës, që të marteve shndërrohet në pazar të javës për Prishtinën, prehen pulat.
Kasapët e pulave nuk kanë dorëza dhe s’i japin pesë para për higjienë në punë, transmeton Klan Kosova.
Pak më tutje shiten bagëtitë. Pazari është ilegal, pasi nuk është i regjistruar askund si biznes dhe sipas komunës e ATK-së, nuk i paguan kujt asnjë cent për shfrytëzimin e tij.
Mbledhësit e parave në hyrje të tij nuk pranuan të tregojnë se për kë punojnë. Të martave këtu arkëtohen rreth 6 mijë euro. /Telegrafi/