Gjiganti i pagesave dhe transferave online PayPal, ka paraqitur kërkesë për një patentë për të rritur shpejtësinë e pagesave të kriptovalutave. Patenta përfshinë përdorimin e çelësave sekondarë privatë për të shkurtuar kohën e pritjes për transaksionet midis klientëve të PayPal, shkruan Telegrafi.
Sipas patentës, PayPal është duke u përpjekur të zgjidhë problemin e kohës së ngadalshme të transaksionit për tregjet e kriptovalutave që kanë bërë që përdoruesit potencialë të kryejnë transaksionin duke përdorur metoda tradicionale të pagesave e jo në kriptovaluta, shkruan Telegrafi.
Detajet e patentës tregojnë se si krijimi i kuletave sekondare me çelësat e tyre privat do ta merrnin kohën e transaksionit, praktikisht eliminimi i kohës së pagesës duhet të presë për t’u siguruar që ata do ta pranojnë një pagesë në kriptovaluta. Koha e shkurtuar e pritjes është për shkak të procesit më të shpejtë të transferimit të çelësave privatë të lidhur me shumën e paracaktuar të kriptovalutës që janë ekuivalente me shumën në transaksion.
Në fund të shkurtit 2018, shefi financiar i PayPal, John Rainey, foli pozitivisht për mundësinë që Bitcoin të bëhej një metodë e rregullt pagese e përdorur çdo ditë. /Telegrafi/