Site icon Telegrafi

Payetit nuk i lejohet largimi nga West Hami

Slaven Biliq është në dijeni se klubet evropiane kanë shprehur interesim për Dimitri Payet, por menaxheri i West Hamit pret që francezi të mbetet te klubi londinez.

Payet ka shkëlqyer në Euro 2016, duke realizuar tre gola për t’i ndihmuar Francës që të kalojë në gjysmëfinale, ku do të përballen me Gjermaninë.

29-vjeçari ka joshur interesimin e Real Madridit, por Biliq ka thënë se Payet është i lumtur te West Hami.

“Si menaxher i klubit, kur e dini se në Kampionat [Euro 2016] luan një lojtar i juaj, atëherë e dini se ka interesim për të dhe padyshim se Dimitri Payet ka qenë njëri prej yjeve të evropianit”, ka thënë Biliq.

“E kuptoj këtë me suksesin e tij, pas kësaj vijnë spekulimet për të ardhmen e tij. Kam lexuar lajme se unë nuk dua që ai të luajë mirë sepse kjo i prin largimit nga West Hami. Kjo nuk është e vërtetë. Unë dua që ai të luajë mirë. Dua që të shënojë hat-trik në finale”.

Exit mobile version