Telegrafi

Payet kthehet në Francë, gjiganti francez ofertë të lartë për të

3. Dimitri Payet - West Ham (7.65)

Dimitri Payet nuk pritet të mbetet në West Ham United pasi ka krisur marëdhëniet me klubin anglez.

Trajneri i West Ham, Slaven Bilic ka thënë se janë të zhgënjyer nga Payet i cili ka kërkuar largimin.

E ardhmja e tij pritet të jetë në vendlindje, pasi ish-skuadra e tij Olympique Marseille po e kërkon me ngulm.

Gjiganti francez është gati të bëjë një ofertë prej 35 milionë funteve për transferimin e Payet në ‘Stade Veledrome’.

Kërkesa e Payet duket se do të pranohet nga West Ham që nuk duan ta mbajnë lojtarin pa vullnetin e tij në Londër.

Kujtojmë që për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe dy gjigantët anglez, Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi/