Mesfushori francez, Dimitri Payet pritet të largohet gjatë këtyre ditëve nga West Ham United.
Pasi është rebeluar me klubin, Payet nuk po kryen as stërvitjet me ekipin e parë pasi Slaven Bilic e ka dërguar tek juniorët.
Tani skuadra londineze është pajtuar që ta shesë yllin e saj dhe i ka caktuar edhe çmimin e largimit.
Ajo skuadër që dëshiron ta transferojë Payetin duhet të paguajë 35 milionë euro.
Ish-skuadra e francezit, Olympique Marseille pritet të transferojë Payetin.
Deri më tani Marseille ka ofruar 25 milionë euro dhe pritet ta ngritë ofertën e saj për rikthimin e Payetit në Ligue 1. /Telegrafi/