Site icon Telegrafi

Pavlopoulos: Mbështesim perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por duhet të përmbushen parakushtet

“Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por nevojitet respektim i plotë i të drejtës ndërkombëtare dhe zbatim të rregullt të Marrëveshjes së Prespës, në të kundërtën do të bllokohet perspektiva e saj evropiane”, tha presidenti grek Prokopis Pavlopoulos, në urimin me rastin e festës kombëtare të Greqisë.

Pavlopulos, edhe këtë herë, në urimin me shkrim deri te qytetarët, i ka përmendur edhe të a.q. çështje kombëtare greke, marrëdhëniet e vendit me Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjen qipriote.

“Sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbështesim perspektivën e saj evropiane. Por, parakusht për këtë perspektivë, nga ana e saj është respektimi i plotë dhe i sinqertë i legjislacionit evropian në përgjithësi, me atë edhe e drejta ndërkombëtare në tërësi, e para së gjithash Marrëveshja e Prespës, që duhet të interpretohet dhe të zbatohet, sipas përmbajtjes dhe frymës së saj, në atë mënyrë që nuk len as shenja të irredentizmit. Sipas kësaj, secila taktikë e kundërt, nënkuptohet, se do ta bllokojë progresin evropian irredentist të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan në urim Pavlopoulos./Telegrafi/

Exit mobile version