Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos sot në mesazhin e tij për Vitin e Ri u bëri thirrje grekëve të tregojnë unitet në mënyrë që të arrijnë tre “synime kombëtare”.
Këto synime janë “sigurimi i përparimit të vendit, mbrojtja e projektit evropian dhe forcimi i interesave dhe të të drejtave tona kombëtare”, tha Pavlopoulos në mesazhin e tij të Vitit të Ri.
Grekët provuan veten të jenë “evropianë të përkushtuar” me viktimizimin e bëra gjatë viteve të krizës, tha ai.
“Historia na ka treguar se forcat e helenizmit, forcat e popullit tonë dhe të kombit tonë, janë të pakufizuar”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se mbështet aspirata e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO.
“Unë mbështes aspiratat ish-Republikës Jugosllave për anëtarësim në BE dhe NATO, për sa kohë që ajo mbetet në rrugën e ratifikimit të marrëveshjes së Prespës”, tha Pavlopoulos./Telegrafi/