Maqedonia duhet ta respektojë historinë greke nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, porositi presidenti grek Prokopis Pavlapoulos. Në fjalimin e tij në Konferencën e 11-të ballkanike të shefave të shtabeve të vendeve të Ballkanit, Pavlapoulos deklaroi se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Greqia e dëshiron perspektivën evropiane për shtetet e ballkanit. Por, për të mbaruar kjo perspektivë me anëtarësim në BE, ka disa kushte që nuk i vendos vetëm Greqia, por BE-ja dhe e drejta evropiane. Kushti është respektimi i historisë dhe të vërtetës historike. Ky respekt është kusht për bashkëjetesë të qetë”, deklaroi Pavlopoulos.
Ai tha se është e nevojshme bashkëpunim nga të gjithë shtetet, që të sigurohet paqa dhe stabiliteti në rajon./Telegrafi/