Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, përsëri nga Selaniku ka mbajtur qëndrim radikal se Maqedonia është vetëm greke, për të tretën herë në një javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në përvjetorin e çlirimit të qytetit, Pavlopoulos hapur deklaroi se Selaniku është “mbrojtësi i karakterit grek të Maqedonisë”, e cili nuk mund të ndahet dhe për të cilën nuk negociohet.
Këto lloj të deklarateve të Palopoulosit për gazetarët dhe analistët që e ndjekin çështjen e emrit me Greqinë, vlerësohen si tentime nga ana e qeverisë greke që përmes masave të ndërtimit të besimit dhe tekimeve të shpeshta me palën maqedonase t’i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin dhe besimin mes dy popujve./Telegrafi/