Site icon Telegrafi

Pavlopoulos del në mbrojtje të hendbollisteve greke, akuzon Maqedoninë për irredentizëm

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, dje përsëri i ka bërë thirrje Maqedonisë të ndalojë me përhapjen e irredentizmit, me çka sipas tij, pengon rrugën evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Greqia akuzon Maqedoninë për prishje të marrëveshjes së vitit 1995

Pavlopoulos dje pranoi ekipin hendbollistik të femrave greke (kadete), të cilat në fillim të këtij muaji u larguan nga ndeshje me reprezentacionin e Maqedonisë në kuadër të kampionatit evropian, pasi në fanellat e reprezentacionit të Maqedonisë ishte i shkruar emri “Maqedonia”.

Ai gjatë pranimit të ekipit të vajzave, uroi hendbollistet të cilat sipasa tij, kanë mbrojtur atdheun dhe sportin.

“Shpirti i vërtetë sportiv nuk është i përafërt me falsifikim të tillë të historisë, që në realitet përmbajnë tendenca irredentiste dhe me këtë shkelin edhe të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane. Atë që e bëtë, ju nderon pasi keni mbrojtur atdheun dhe sportin”, tha Pavlapoulos.

Udhëheqësit grek tanimë për disa herë me radhë akuzojnë Maqedoninë për sjellje irredentiste, ndërsa pritet që në fund të këtij muaji shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, të vizitojë Shkupin./Telegrafi/

 

Exit mobile version