Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, është deklaruar përsëri në lidhje me çështjen e pazgjidhur të emrit të Maqedonisë, duke lëshuar akuza për irredentizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka deklaruar se nuk mund të ketë perspektivë evropiane përderisa vendi fqinj këmbëngulë në përdorimin e një emri që është falsifikim provokues i historisë dhe reflekton irredentizëm.
Deklarata e tij vjen nga Lisbona, ndërkaq Pavlopoulos ka diskutuar edhe për çështjen qipriote, krizën ekonomike dhe krizën e migrantëve./Telegrafi/