Koha nuk punon për ish shkëlqesinë Nikolla Gruevski. Pas një pjesë të shkurtër të biznes lajmit të gazetës së shquar aziatike “Straight Times”, që një kompani kineze globale u kishte paguar provizion enorm politikanëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh se nuk u është përmendur emri, është shumë më e mençur që të mos këmbëngulë për zgjedhje të shpejta alibi, por të kërkohet avokatë të shquar në mbrojtjen e klientëve të përfshirë në krimin financiar ndërkombëtar. Për shkak se këto lajme të ‘vogla’ nuk publikohen përderisa nëse nuk janë të lidhura me hetimet që i udhëheq FBI, Interpoli dhe agjenci të ngjashme, thotë akademiku Bozhin Pavllovski, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Plusinfo.
Avokatët e tij aktual nuk kanë kapacitet jashtë gjyqësorit maqedonas.
Ndoshta ata do ta ndihmojnë për tu justifikuar shpenzimet e mëdha ernorme të projektit “Shkupi 2014”, që janë tre herë më të larta sesa kostot aktuale, apo zhdukjen e mistershme të subvencioneve bujqësore për përdoruesit, por, kur bëhet fjalë për provizionet nga marrëveshjet ndërkombëtare të kreditit, politikani jonë i vështirë do të jetë i pafuqishëm përpara fakteve, larg nga mundësia për të vënë makinerinë e tij propaganduese.
Ish shkëlqesia e tij Nikolla Gruevski mund të lejojë avokatët eminent ndërkombëtar të specializuar në mbrojtjen e klientëve të lidhur me krimin global, shton ndër tjerash Pavllovski. /Telegrafi/