Site icon Telegrafi

Pavarësisht trajtimit të ashpër nga mediat franceze, Messi do të qëndrojë te PSG

Mediat franceze e kishin pritur shumë mirë arritjen e Lionel Messit në Paris në verën e vitit të kaluar.

Por, nga debutimi i tij te Paris Saint-Germain – ylli argjentinas nuk është se ka arritur të marrë me vete edhe formën që e kishte te Barcelona.

Andaj, mediat në Francë në vazhdimësi po e kritikojnë lojën e shtatë herë fituesit të Topit të Artë që po e zhvillon te klubi parisien.

Lexo po ashtu Brenda një muaji, Messi viziton dy herë Kataluninë - argjentinasi shihet me buzëqeshje të madhe në fytyrë

Raportimet e tyre, duket se nuk po ndikojnë te Messi, që sipas Le Parisien është i vendosur të qëndrojë edhe më tej në Parkun e Princave.

Argjentinasi madje lidhet edhe me një rikthim në Camp Nou në verën e këtij viti, e vështirë se mund të realizohet një operacion i tillë.

Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së së paku deri në vitin 2023, aq edhe sa ka kontratë me klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version