Site icon Telegrafi

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Rozana Radi ka qenë e sëmurë dhe nuk ka lëvizur fare nga shtrati në Big Brother VIP Albania 4.

Megjithatë, Gjesti i shkoi afër në këto momente, pavarësisht situatave të tensionuara mes tyre.

E pyeti se çfarë dëshironte të ha dhe të pi, meqë nuk ndihej mirë në ato çaste, ndonëse nuk ishte interesuar asnjë person tjetër.

Foto: Screenshot/Instagram

Teksa po fliste me banorin, ajo shihet e prekur duke thënë se si nuk iu kujtua askujt të pyes, se si është.

Lexo po ashtu Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

“Unë dje iu bëra për të ngrënë të gjithëve, pse nuk erdhi njëri të më pyes se çfarë ke”, tha ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjesti duket se lë anash inatet, kur bëhet fjalë për ndihmë, pasi e ka treguar shpesh edhe me banorët e tjerë.

Ata kanë pasur raport të mirë deri më tani, por që secili po lufton për të shkuar në finale e për çmimin e madh. /Telegrafi/

Exit mobile version