Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian të Turqisë kundër Holandës (të shtunën), ndërsa Ankaraja dhe Berlini shkëmbejnë kritika për gjestin festiv të futbollistit turk, Merih Demiral.
Prania e Erdoganit në ndeshjen e Berlinit u konfirmua për France Press dhe tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak se një mosmarrëveshje e vogël diplomatike mes Turqisë dhe Gjermanisë vazhdon pas festës së Demiralit.
Sulmuesi turk festoi golin e tij në fitoren ndaj Austrisë (2-1) në raundin e 1/16-të duke ngritur duart në ajër në një përshëndetje për “Ujqërit Gri”, një grup ultra-nacionalist turk.
#NEDTUR Le président Erdogan se rendra à Berlin pour le match contre les Pays-Bas après le geste de Merih Demiral qui fait polémique à l’Euro
➡️ https://t.co/YbBhk75m9h pic.twitter.com/l8LxUrvnpZ— Le Parisien (@le_Parisien) July 4, 2024
Një veprim i tillë i turkut u dënua edhe nga ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, e cila kritikoi Demiralin, por edhe gjithë opinionin gjerman, ndërsa reagimi u cilësua ksenofobi në Turqi.
Mediat gjermane bënë të ditur se për çdo gjë, Gjermania ftoi ambasadorin turk në Berlin për t’i tërhequr vërejtjen dhe pas kësaj Turqia bëri të njëjtën gjë me ambasadoren gjermane në Ankara, të cilit i është ankuar për kritikat e bëra ndaj Demiralit.
Kujtojmë se Demiral mund të dënohet për përshëndetjen me “Ujqërit Gri”, por nuk pritet që UEFA t’a ndalojë të luajë në çerekfinale, por një dënim tjetër.
Ndeshja mes Turqisë dhe Holandës është caktuar të zhvillohet të shtunën në orën 21:00 në stadiumin Olimpik të Berlinit.
Kush janë “Ujqërit Gri”?
Gjesti i dorës, në të cilin gishti tregues dhe gishti i vogël vendosen në formën e veshëve, dhe gishti i mesit dhe gishti i unazës shtypen pas gishtit të madh, zakonisht shpreh përkatësinë dhe simpatinë për lëvizjen “Ujqërit gri” dhe ideologjinë e tyre. Krahu politik i lëvizjes, MHP, nuk është vetëm parti parlamente turke, por është gjithashtu një partner koalicioni i AKP-së, partia e presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan.
“Ujqërit Gri” janë të ndaluar në Francë, ndërsa përshëndetja e tyre është e ndaluar në Austri. Asnjëra nuk është e ndaluar në Gjermani, por Zyra Gjermane për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues monitoron degët e tyre. Ajo e konsideron atë grup “një kërcënim të rëndësishëm për rendin demokratik”. Në raportin e Shërbimit të vitit 2023, ideologjia e “Ujqërit Gri” i atribuohet “nacionalizmit të tepruar dhe urrejtjes në baza grupore”, pra racizmit dhe antisemitizmit.
Pas sulmit të organizatës terroriste Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, veçanërisht grupet e çorganizuara të “Ujqërve Gri” dolën menjëherë në anën e palestinezëve dhe militantëve islamik të Hamasit. Ata sfidojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe justifikojnë sulmet e Hamasit.
Me më shumë se 12 mijë mbështetës, “Ujqërit Gri” janë një nga grupet më të mëdha ekstremiste të krahut të djathtë në Gjermani. Disa nga mbështetësit e tyre nuk i shmangen kërcënimeve me vdekje ndaj politikanëve gjermanë. /Telegrafi/