Site icon Telegrafi

Pavarësisht takimeve, lidhja e Tom Brady me Irina Shayk nuk është ‘asgjë serioze’

Tom Brady nuk është i gatshëm për një marrëdhënie edhe pse është parë disa herë me modelen Irina Shayk.

Burimet thonë se futbollisti i porsa divorcuar – i cili u nda nga ish-gruaja Gisele Bundchen në tetor – nuk është ekskluziv me Shayk dhe është parë në takime darkash në Miami dhe New York edhe me persona të tjerë.

Brady, 46 vjeç dhe Shayk, 37 vjeç, u lidhën për herë të parë në qershor kur të dy morën pjesë në dasmën e tregtarit të artit miliarder Joe Nahmad në Sardenjë, Itali, shkruan PageSix.

Foto: Backgrid

Në korrik, ata u fotografuan të afërt gjatë një takimi fundjave që përfshinte një fjetje në shtëpinë e tij në Los Angeles, dhe pak më pas, ata u panë në Sushi Azabu në Tribeca në Manhattan në një takim darke që një burim e përshkroi si “private dhe të përkushtuar”.

Lexo po ashtu Pas pushimeve me ish-partnerin Bradley Cooper, Irina Shayk fotografohet duke shkuar në apartamentin e Tom Bradyt

Por më pas, në fund të gushtit, bukuroshja këmbëgjatë u shfaq në Itali me pushime me të dashurin e saj, Bradley Cooper.

Foto: Backgrid

Këtë javë, Shayk – e cila po qëndronte në New York gjatë Javës së Modës – u pa sërish duke shkuar për një takim me Brady.

Sido që të jetë, duket se Brady nuk është gati të zgjedhë vetëm një partner. Një burim tha në fillim të kësaj jave se ai “nuk është i interesuar të jetë serioz me askënd tani”.

“Prioritetet e tij janë fëmijët dhe interesat e tij të biznesit. Do të ketë më shumë modele në të ardhmen e tij”, thanë ata. /Telegrafi/

Exit mobile version