Site icon Telegrafi

Pavarësisht se ishte i lidhur me pranga, 22-vjeçari qëllon tri herë me revole policin amerikan para stacionit policor – kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Një video e publikuar në internet shfaq një 22-vjeçar i cili me duar të lidhura me pranga, arrin të shtie me revole në drejtim të zyrtarit policor në Pennsylvania, duke e goditur tre herë policin që mundohej ta fuste në stacionin e policisë.

Incidenti ka ndodhur në Pittburgh ku Koby Lee Francis McKeesport qëllon mbi zyrtarin policor Gerasimos Athans, transmeton Telegrafi.

Francis ishte arrestuar dhe po dërgohej në stacionin policor për shkak se nuk kishte respektuar ndalesën e paraparë. Kur u arrestua, policia i kishte gjetur revole në veturë.

Por ata nuk e kishin ditur se ai kishte me vete edhe një revole tjetër, kështu doli nga vetura e policisë duarlidhur dhe filloi të shtie mbi zyrtarin policor – dhe ata para stacionit të policisë.

Si rezultat i kësaj polici është qëlluar nga tre plumba, por për fat është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version