Site icon Telegrafi

Pavarësisht se humbën 7-1 ndaj Interit, Berisha dhe lojtarët e Atalantës priten në një atmosferë impozante (Foto/Video)

Thirrje, duartrokitje dhe flakadanë. Gjithçka në qendrën stërvitore të Atalantës në Xingoria i ngjasoi një pritje triumfuese, por në fakt tifozët dolën në mbështetje të skuadrës pas humbjes së thellë 7-1 në fushën e Interit.

Megjithë disfatën e rëndë, rreth 1000 tifozë në Bergamo realizuan atë që pak kush do ta mendonte dhe që fatkeqësisht nuk ndodh shpesh në botën e futbollit.

Mes atyre që morën mbështetje maksimale ishte edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha, që ndaj Interit regjistroi një bilanc tejet të rëndë në portën e tij, duke pësuar gola vetëm në atë 90 minutësh gola sa kishte pësuar në 14 javë të marra së bashku.

Një mënyrë për të treguar mbështetjen dhe vlerësimin për skuadrën, në një sezon të jashtëzakonshëm, ku Atalanta e drejtuar nga Gian Piero Gasperini i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe pozicionohet e gjashta në Serinë A italiane me 52 pikë pas 28 ndeshjeve, transmeton SS.

“Me skuadrën jo vetëm në fitore, kështu do të ishte shumë e lehtë”, ky ishte mesazhi i tifozëve zikaltër.

Një shembull për tu ndjekur në të gjithë Evropën dhe një veprim që mund ti shërbejë si leksion edhe tifozëve shqiptare.

https://twitter.com/IFTVofficial/status/841135588967346176

Exit mobile version