Një zyrtar policor në Britani të Madhe është rrahur brutalisht nga një mashkull, pavarësisht se disa herë e goditi me elektroshok për ta vënë nën kontroll.
Megjithatë ky burrë më vonë është akuzuar për sulm fizik ndaj zyrtarit policor, në një incident që ka ndodhur në Horley gjatë orëve të para të shtunës, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga një kalimtar rasti, ku shihet se si burri e godet me grushta policin. Dhe është interesant se si sulmuesi goditet me elektroshok disa herë – por pa ndonjë sukses.
E kur kolegët e kuptojnë se po i rrezikohet jeta policit, i afrohen nga pas sulmuesit të cilin me sa duket kësaj radhe e godasin mirë me elektroshok dhe ai rrëzohet në tokë.
Më vonë zyrtarët policorë kanë njoftuar se tentimet për ta goditur me elektroshok kishin rezultuar pa sukses, për shkak të një defekti të pajisjes që lëshon sasi të madhe të energji elektrike. /Telegrafi/