Po vazhdojnë misionet e kërkim-shpëtimit në shtetin turk pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën këtë vend.
Një video e një avokati turk ka bërë bujë në rrjetet sociale teksa disa pjesëtarë të ekipit të shpëtimit (AFAD) braktisin një gërmadha, megjithëse nën të po dëgjohej një zë fëmije.
Në pamjet e shpërndara nga Cemil Çiçek, viktimat e tërmetit që presin te rrënojat dëgjohen duke thënë se pjesëtarët e AFAD-it po largohen nga vendi i ngjarjes pasi kështu i kishte urdhëruar guvernatori i Aksarayt.
E gjithë kjo pasi nën një rrënojë tjetër gjendet i gjallë një anëtar i familjes së guvernatorit dhe se ai duhet të shpëtohet para qytetarëve të tjerë, sipas avokatit.
“E pabesueshme. Pavarësisht zhurmës së fëmijës që vjen nga nën rrënojat, pjesëtarët e AFAD-it po largohen nga rrënojat sepse “guvernatori njeh dikë” në një gërmadhë tjetër. Kjo është një situatë çnjerëzore! Do të jepni llogari!”, ka pohuar Çiçek.
Ndryshe, Turqia dhe Siria kanë raportuar mbi 24 mijë persona të vdekur pas dy tërmete të fuqishme që goditën këto dy vende. /Telegrafi/