Telegrafi

Pavarësisht sanksioneve ndaj rusëve, Erdogan thotë se Turqia do të blejë pajisje ushtarake nga Rusia

Pozicioni i Turqisë për blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 është i pandryshuar dhe çështja është një “marrëveshje e përfunduar”, u citua të ketë thënë sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit i është drejtuar mediat turke pas arritjes në Stamboll, ku për dy ditë kishte qëndruar në Bruksel shkaku i samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s.

“Ne jemi në të njëjtën pikë që thamë edhe më parë rreth S-400 – kjo punë ka mbaruar. Kjo çështje është e mbyllur për ne. Këto janë prona për mbrojtjen tonë, kjo ka mbaruar”, ka pohuar i pari i shtetit turk.

Ai shtoi se bisedimet me Uashingtonin për aeroplanët dhe pajisjet e reja F-16 po shkonin mirë, raporton haberturk.

Erdogan tha se diskutoi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi rreth mundësisë së blerjes së sistemeve të mbrojtjes raketore SAMP-T.

Ndryshe, Turqia ka vendosur që mos t’i bashkohet vendeve perëndimore për t’i vendosur sanksione Rusisë. /Telegrafi/