Telegrafi

Pavarësisht që shumica e shtëpive u shkatërruan nga shpërthimi i vullkanit, një që u rrethua nga “lumi” i llavës mbeti e paprekur

Shpërthimi i vullkanit në La Palma ka shkatërruar qindra shtëpi, por vetëm një prej tyre i “mbijetoi” llavës.

Nga Ishujt Kanarie arrin skena e pazakontë – e rrethuar nga një “det llave” pas shpërthimit të vullkanit në La Palma, ku një shtëpi qëndron e paprekur, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë quajtur rast të “çuditshëm”, e pronarët e kësaj shtëpie janë një çift i pensionuar danez që nuk gjenden në ishull, por që janë befasuar që shtëpia e tyre nuk është prekur.

“Filluan të qajnë kur u thash që shtëpia e tyre nuk është prekur”, tha për El Mundo, arkitekti i shtëpisë Ada Monikendam.

Shtëpia gjendet në El Parais, ku më shumë se gjysma e objekteve përfshirë shkollat – janë shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/