Telegrafi

Pavarësisht që marketi ishte shndërruar në “zonë lufte” nga shpërthimi i fishekzjarrëve, rusin nuk e pengoi kjo ta përfundojë “shopingun”

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur shpërthejnë qindra fishekzjarrë brenda marketit gjigant, që kishte në ato momente afro 500 klientë.

Megjithatë njërit prej tyre as që i bënte përshtypje që në të gjitha anët po shpërthente gjithçka – ai vendosi ta përfundojë “shoping” sikur asgjë e keqe nuk po ndodhte.

Shkëndijat e para të zjarrit shpërthyen brenda marketit Lenta në qytetin rus Tomsk, duke bërë që klientët të vraponin në të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes, transmeton Telegrafi.

Ata e braktisën shpejtë lokalin që ngjante me një zonë lufte, ku fishekzjarrë të lloje të ndryshme shpërthenin e fluturonin ngado.

Por jo të gjithë ishin të kapluar nga paniku, një burrë u filmua duke ecur plotësisht i qetë dhe me disa artikuj në dorë që synon t’i blinte. Pamjet janë bërë virale. /Telegrafi/