Johnny Depp dhe Jenna Ortega nuk janë çifti i ri i Hollywoodit.
Ylli i “Pirates of the Caribbean” nuk është në lidhje me aktoren e “Scream VI”, një burim konfirmoi për PageSix.
Ortega, 20 vjeç, gjithashtu adresoi pretendimet “qesharake” në llogarinë e saj në mediat sociale.
“Unë as nuk mund të qesh”, thuhet se shkroi ylli i “Wednesday” në InstaStory në një postim të fshirë që atëherë.
“Unë kurrë nuk kam takuar apo punuar me Johnny Depp në jetën time. Ju lutemi ndaloni përhapjen e gënjeshtrave dhe na lini të qetë”, tha tutje ajo.
Thashethemet filluan pasi faqja e thashethemeve ‘Deuxmoi’ postoi se Depp dhe Ortega ishin parë së bashku dhe ndoshta po punonin në “Beetlejuice 2”, i cili është planifikuar të dalë vjeshtën e ardhshme.
Ylli i “Edward Scissorhands” ishte përfolur për romancën e tij me Joelle Rich, një avokate me bazë në Londër, e cila përfaqësoi aktorin në çështjen e tij për shpifje kundër Sun në 2020.
Një burim i tha US Weekly vitin e kaluar se Rich ishte e martuar kur ajo dhe Depp filluan së pari të takoheshin, por ishte në mes të divorcit nga burri i saj.
Por, i nominuari për “Oscar” dhe avokatja u ndanë në tetor 2022.
Para kësaj, Depp ishte i martuar me Amber Heard nga viti 2015 deri në vitin 2017. Vitin e kaluar, ai fitoi një çështje për shpifje kundër yllit të “Aquaman”, duke pretenduar se 37-vjeçari gënjeu se ai e kishte abuzuar me të.
Heard u urdhërua t’i paguante ish-bashkëshortit të saj 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 350,000 dollarë si dëmshpërblim ndëshkues. Juria gjithashtu i dha aktores dy milionë dollarë si dëmshpërblim për kundërpadinë e saj kundër Depp.
Ortega, nga ana tjetër, ka qenë e lidhur me këngëtarin Jacob Sartorius dhe Asher Angel gjatë viteve. /Telegrafi/