Telegrafi

Pavarësisht paralajmërimeve se mund të sulmohen nga Irani, Izraeli bombardon Libanin

Sulme të tjera ajrore qëlluan në objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor, thotë ushtria izraelite

Izraeli kreu sulme ajrore në “një kompleks të madh ushtarak” të përdorur nga militantët e Hezbollahut në Al Rihan, në jug të Libanit të shtunën në mëngjes, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Pak më parë, aeroplanët luftarakë të IDF-së goditën një kompleks të madh ushtarak që i përkiste organizatës terroriste Hezbollah që përmbante komplekse ushtarake dhe një post ushtarak në zonën e Rihanit në Liban.

Lexo po ashtu Irani po pozicionon mjetet ushtarake

IDF publikoi një video të turbullt të sulmeve ajrore që kreu – në të cilën duken dy shpërthime, raporton cnn.

Ai erdhi një ditë pasi IDF nisi disa sulme ajrore për të shënjestruar “ndërtesa ushtarake” të përdorura nga luftëtarët e Hezbollahut në disa zona në Libanin jugor.

Gjithashtu të premten, 40 raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit verior, dhe të pretenduara nga Hezbollahu.

Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar Izraelin se brenda 48 orëve mund të sulmohen nga Irani. /Telegrafi/