Telegrafi

Pavarësisht akuzave – Alec Baldwin do të mbetet në rolin kryesor në filmin “Rust”

Alec Baldwin

Alec Baldwin do të mbetet ylli kryesor i filmit “Rust”, ndërsa pritet të vazhdojnë me xhirime.

Aktori 64-vjeçar po përballet me akuzat për vrasje të pavullnetshme në vdekjen e Halyna Hutchins në vitin 2021, pavarësisht këmbënguljes së tij se ai nuk e tërhoqi këmbëzën.

Bashkëshorti i Hutchins, Matt, i cili ndan djalin dhjetëvjeçar me kinematografen e ndjerë, do të vazhdojë si producent ekzekutiv – një rol që ai e mori si pjesë e një padie për vdekje të padrejtë.

Halyna Hutchins (Foto: Instagram)

Do të rikthehet edhe regjisori i “Rust”, Joel Souza, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat e asaj dite.

“Filmi është në rrugën e duhur për t’u përfunduar”, tha avokatja e “Rust Movie Productions”, Melina Spadone.

Lexo po ashtu Prokuroria merr vendimin: Alec Baldwin do të akuzohet për vrasje të pavullnetshme për aksidentin fatal në xhirimet e filmit "Rust"

Hutchins, 42-vjeçe, u qëllua për vdekje në setin e filmit jashtë Santa Fe më 21 tetor të vitit 2021.

Alec Baldwin (Foto: YouTube)

Më 19 janar, prokurorja e qarkut në Santa Fe, Mary Carmack-Altwies tha se do të akuzonte Baldwin dhe Hannah Gutierrez-Reed për dy akuza për vrasje të pavullnetshme.

Avokati i aktorit e ka quajtur akuzën ndaj yllit të “30 Rock” “një gabim të tmerrshëm drejtësie”.

Vendi ku ndodhi vrasja e kinematografes, Halyna Hutchins

Baldwin dhe Gutierrez-Reed do të akuzohen “në mënyrë alternative” – që do të thotë se juria do të vendosë fajësinë ose pafajësinë për cilën nga dy akuzat – vrasje e pavullnetshme ose vrasje e pavullnetshme në kryerjen e një akti të ligjshëm. /Telegrafi/