Site icon Telegrafi

Pavarësimi energjetik, Ambasada gjermane uron shtetin e Kosovës dhe KOSTT-in

Ambasada gjermane në Prishtinë ka uruar Kosovën dhe KOSTT-in që është bërë e zonë e pavarur rregulluese brenda bllokut Kosovë-Shqipëri, marrëveshje kjo që është arritur së fundmi mes këtyre dy vendeve.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të saj me Rrjetin e Sistemit të Transmisionit të Operatorëve – ENTSO-E, KOSTT do të menaxhojë kapacitetet e interkoneksionit të Kosovës me operatorët fqinjë të Sistemit të Transmisionit.

“Ky hap aktivizon linjën e interkonjeksionit të tensionit të lartë 400 kv midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe pritet të rrisë kapacitetin e transmisionit dhe të kontribuojë në sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve të energjisë të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Ndryshe, projekti është financuar nga Banka për Zhvillim KfW, Swisssgrid dhe përkrahur nga partnerët evropianë dhe ata amerikanë.

Dy ditë më parë nisi operimi i pavarur i Kosovës, si zonë rregulluese brenda bllokut rregullues Shqipëri–Kosovë, ndërsa kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot se pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.

Hoti tha se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, hapi një kapitull të ri brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.

Lexo po ashtu Hoti: Pavarësimi energjetik sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë

Ndërkaq, po të hënën kryeministri Edi Rama ishte në dispeçerin e Operatorit të sistemit të transmetimit, ku nga nisi operimi i pavarur i Kosovës, si zonë rregulluese brenda bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë.

Lexo po ashtu Linjë e re transmetimi me Kosovën, Rama: Nuk u vu në punë se vuri veton Serbia, për këtë duhet Shengeni rajonal

Rama kishte thënë se kjo është një arritje historike, që kishte mbetur pezull që në vitin 2010, por u përfundua vetëm në 2016, ndërsa arsyeja pse nuk ishte vënë në punë ishte vetoja nga Serbia.

“Më në fund ja kemi dalë të arrijmë këtë ditë, që nëse kthehemi pas ka marrë shumë kohë. Në shkurt 2010, kur qeveria ka miratuar një hua për ndërtimin e linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë dhe sipas zotimit të kryeministrit paraardhës, linja që do përfundonte për 2 vite, që ishte citoj ‘një marrëveshje historike’, duke hequr këtë pjesë të fjalës me të cilën pajtohem, duhet të kujtoj se puna nuk filloi kurrë. Jo vetëm që asgjë nuk nisi por sistemi elektro-energjetik vazhdoi të degradohej deri në pikën që u bë barrë shtetit, që rrezikonte falimentin financiarisht të Shqipërisë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version