Telegrafi

“Pavarësia”, këngë patriotike nga Hekuran Krasniqi

Hekuran Krasniqi (Foto: Screenshot/YouTube/AFM Production)

Hekuran Krasniqi e ka publikuar këngën e re me titull “Pavarësia”, të cilën ek a kënduar në xhirimet e AFM Production.

Është fjala për një këngë patriotike, e cila përkon me 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe pikërisht në këtë frymë edhe është lansuar.

Nuk ndodh shpesh që Hekurani të interpretojë këngë në këtë zhanër, porse kënga e re është pëlqyer nga fansat e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hekuran Krasniqi

Theksojmë se këngëtari ka publikuar disa bashkëpunime në vitin e kaluar, por nuk kanë munguar edhe këngët solo.

Një prej projekteve të fundit ka qenë “Qyteti i heshtur”, të cilin e ka sjellë së bashku me Dardan Gjinollin dhe Elton Nezirin.

Në ndërkohë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kantautori ka bërë të ditur se në muajt në vazhdim do të sjellë materiale të reja muzikore.

“Përshëndetje miq. Ju njoftoj se në muajt në vazhdim do të sjell këngë dhe klipe të reja duke shpresuar se do t’ju gjejmë shëndosh e mirë, ju ftoj të kënaqeni me bashkëpunimet e reja dhe solo projektet që do t’i sjell enkas për ju. Me plot dashuri Hekuran Krasniqi’, ka shkruar këngëtari në Facebook. /Telegrafi/