Telegrafi

Pavard mohon zërat për largim: Jam i lumtur te Bayerni

U flit shumë se do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, por Benjamin Pvard qëndroi te Bayerni.

Mbrojtësi francez u lidh me një kalim të mundshëm te Interi dhe Barcelona, megjithatë asgjë nuk ndodhi dhe Pavard qëndroi në Allianz Arena.

Në një intervistë për mediumin gjerman Sport 1, Pavard ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar largimin nga Bayerni dhe se ndihet i lumtur në Munich.

“Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. E di shumë mirë që jam në një klub të madh, një klub i madh me një atmosferë dhe organizim të mrekullueshëm”.

“Ndihem shumë rehat këtu, më pëlqejnë shumë tifozët dhe shpresoj se do të arrijmë shumë gjëra të mëdha këtë sezon”, deklaroi mbrojtësi francez.

Lexo po ashtu Barcelona avancon për nënshkrimin e dyshes Pavard - Carrasco

Tutje Pavard tha se do të luftojë shumë dhe se është i vendosur të jap gjithçka për bavarezët.

“Unë nuk jam nga ata që dorëzohen në mes të një udhëtimi. Qëllimi im ishte padyshim të qëndroja me Bayernin. Jam i vendosur të jap gjithçka për klubin dhe dua të fitoj sa me shumë tituj me këtë ekip”, deklaroi Pavard. /Telegrafi/