Site icon Telegrafi

Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Lucas Paqueta mund të përballet me një dënim të rëndë nëse shpallet fajtor për shkeljen e rregulloreve të basteve të Federatës së Futbollit.

Të enjten pasdite, një deklaratë nga federata angleze konfirmoi se ylli i West Ham United po akuzohet për shkelje të rregullores së basteve.

Aty thuhej: “Lojtari është akuzuar për katër shkelje të Rregullit E5.1 të FA në lidhje me sjelljen e tij në ndeshjet e klubit në Ligën Premier kundër Leicester City më 12 nëntor 2022; Aston Villa më 12 mars 2023; Leeds United më 21 maj 2023; dhe AFC Bournemouth më 12 gusht 2023″.

Lexo po ashtu "Jashtëzakonisht i befasuar dhe i mërzitur" - Paqueta flet pasi u akuzua nga FA për ndëshkim me karton për baste

Pretendohet se ai ka kërkuar drejtpërdrejt të ndikojë në progresin, sjelljen, ose ndonjë aspekt tjetër, duke kërkuar qëllimisht të marrë një karton nga gjyqtari për të ndikuar në tregun e basteve me qëllim të përfitimit. Ai gjithashtu është akuzuar për dy shkelje të Rregullit F3 të FA në lidhje me dështimet e supozuara për t’u pajtuar në përputhje me Rregullën F2 të FA.

Siç raportohet nga The Times, Paqueta mund të përballet me një ndalim të gjatë nëse shpallet fajtor.

Raporti thotë: “FA bën të ditur se Paqueta akuzohet për shkelje të dy rregullave dhe ka kohë deri më 3 qershor për t’u përgjigjur”.

“Nëse vërtetohen, katër shkeljet do të përbëjnë një nga rastet më të rënda të këtij lloji në historinë e Ligës Premier dhe Paqueta do të përballet me një ndalim të gjatë nga loja. Sipas rregullave të FA, kjo mund të variojë nga gjashtë muaj deri përjetësisht”. /Telegrafi/

Exit mobile version