Juventus ka zbardhur disa detaje rreth lëndimit të sulmuesit Paulo Dybala.
Kampioni italian përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se argjentinasi do të mungojë rreth tre javë.
“Dybala iu ka nënshtruar testeve mjekësore në Vinovo. Ai do të jetë i gatshëm që të stërvitë me pjesën tjetër të ekipit në rreth tre javë”, shkruan në njoftimin e Juventusit.
Ndryshe, Argjentina ka pësuar debakël mbrëmë kundër Brazilit me rezultat 3-0. /Telegrafi/