Paulo Dybala dihet tashmë që është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit.
Fillimisht ardhja e Cristiano Ronaldos e kishte ngadalësuar hovin e argjentinasit, por këtë vit ai ka treguar se është një element shumë i rëndësishëm për kampionët e Italisë.
“Zonja e Vjetër” është duke punuar që të rinovojë disa kontrata me futbollistë si Leonardo Bonuccit, Juan Cudrado, Blaise Matuidi, Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon.
Pothuajse marëveshjet janë arritur me të gjithë dhe nënshkrimi i tyre ka mbetur formalitet.
Në mesin e emrave nuk mund të mungonte dhe ai i Paulo Dybalas.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi do të ndodh në ditët në vijim.
Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në vitin 2022, por me të rejën ai do jetë në klubin torinez deri në vitin 2025, me opsion të zgjatet edhe për dy sezone të tjera.
Më këtë kontratë argjentinasi do të jetë në Juventusi deri në moshën 33 vjeçare.
Teorikisht duket si një kontratë e përjetshme.
Aspekti ekonomik duket se nuk do jetë problem, pasi palët kanë shprehur vullnetin e tyre të plotë për të vazhduar bashkëpunimin, me Dybalan që shumë herë e ka thënë që nuk mendon për asnjë klub tjetër përveç Juventusit. /Telegrafi/