Paulinho është kthyer në hit në mediat sociale pasi ky i fundit ka pëlqyer një postim në Istagram, ku ai shihet me fanellën e Barcelonës.
Ish-mesfushori i Tottenhamit, ka pëlqyer një foto ku ai shihet me fanellën e gjigantit evropian.
Goal.com mëson se Barca është ende e hapur për Paulinhon i cili luan në Guangzhou Evergrande për trajnerin Luiz Felipe Scolari.
Trajneri u shpreh se nuk e dëshiron kalimin e tij te Barcelona.
“Kemi biseduar dhe ai e di pozicionin tim. Kur të vije koha që të flas për Paulinhon do ta bëjë”.
“Jam i sigurt që Paulinho do ta marr vendimin më të duhur për të”, ka thënë Scolari. /Telegrafi/