Paulinho po bën një përshtypje pozitive në Barcelonë, por tregon se sa ishte i ri ka mësuar shumë nga bashkëkombësi i tij dhe ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldo i njohur si Fenomeni.
Mesfushori 29-vjeçar siguroi një transferim prej 40 milionë eurosh në Kataluni gjatë verës, me ish-lojtarin e Tottenhamit që u kthye në Evropë nga skuadra e Superligës Kineze, Guangzhou Evergrande.
Vetullat u ngritën kur Barca filloi me ofertën e tyre për yllin e Sambas, por Paulinho ka pasur një karrierë të bujshme dhe tani po luan mirë edhe te katalunasit.
Tani duke ngritur edhe më tutje nivelin e lojës, Paulinho pranon se ai u ndihmua në rrugën për të bërë futbollist i madh nga një figurë e madhe në vitet e tij të rinisë në Corinthians.
“Hapat e mi të parë në futboll erdhën falë vëllait tim të madh që më mësoi të luaj”, ka thënë fillimisht Paulinho për faqen zyrtare të Barcelonës.
“Në Corinthians, kam pasur kënaqësinë të luaj me Ronaldon, i cili gjithashtu më ka mësuar shumë”, përfundoi mesfushori brazilian.
Ronaldo po afrohej në fund të karrierës së tij të shkëlqyer, kur u bashkua me klubin brazilian, Sao Paulo në vitin 2010 dhe aty luajtën bashkë me Paulinhon.
Paulinho ka folur edhe për jetën e tij në Barcelonë, ku ka theksuar se është pritur shumë mirë, si në një familje dhe thotë se ëndrra e tij i është realizuar me transferimin në Camp Nou. /Telegrafi/