Telegrafi

Paulinho: Kam folur disa herë me Coutinhon rreth kalimit në Barcelonë

Mesfushori i Barcelonës, Paulinho, pranon se do të mirëpriste ardhjen e Philippe Coutinhos nga Liverpooli në Camp Nou, teksa ka treguar se ka folur disa herë rreth kësaj çështje.

Coutinho dhe Paulinho janë shokë të mirë te Kombëtarja e Brazilit dhe shpesh kalojnë kohë së bashku.

Mesfushori i ri i Blaugranëve ka theksuar se do të mirëpriste ardhjen e yllit të Liverpoolit në skuadër, teksa ka theksuar se kanë folur disa herë rreth kësaj çështje me Coutinhon.

Lexo po ashtu Paulinho lë nën hije me golat e tij edhe dhjetë sulmues të njohur në Evropë

“Unë kam folur disa herë në lidhje me Coutinhon për këtë çështje,” tha Paulinho.

Coutinho dhe Paulinho janë shokë të mirë tek Brazili

“Gjithkush pret që lojtarët e mëdhenj të vijnë në Barcelonë, ne kemi një grup shumë të fortë lojtarësh të mëdhenj, pa Coutinhon, tjerët po bëjnë një punë të shkëlqyeshme”.

“Për Coutinhon nuk është e nevojshme të thuhet shumë; ai është një lojtar i madh, i cili ka bërë një ndryshim në ekipin e tij. Në ekipin brazilian, ai është i ri, por me përvojë në Evropë”.

Lexo po ashtu Coutinho kërkon garanci nga Liverpooli për transferimin e tij te Barça

“Unë dua që ai të vijë, mendoj se do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barçën”.

“Do të ishte një lumturi e madhe për mua, sepse do të kishim një tjetër lojtar të mirë dhe një tjetër brazilian”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/