Site icon Telegrafi

Pauli largohet nga gara në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Kosova

Në një moment befasues gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Pauli ka marrë vendimin e papritur për të lënë garën.

Ai shpalli se kishte pasur probleme me sinusin gjatë ditëve të fundit dhe se kjo ndikonte në gjendjen e tij.

Ndërsa Alaudin po hapte programin, Pauli ndërpreu bisedën dhe njoftoi largimin e tij nga loja.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai shpjegoi se kishte vendosur të largohej për të marrë kujdesin e nevojshëm dhe për të siguruar shëndetin e tij.

Ky vendim i papritur ka lënë të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova të befasuar. /Telegrafi/

Exit mobile version