Paul Pogba i ka dhënë mbështetje Shqipërisë pas tërmeteve që ka pësuar vendi jonë dje.
Shqipëria është goditur nga një tërmet prej 6.4 ballësh në mëngjesin e të martës, duke lënë pas vetës disa viktima, të lënduar dhe dëme materiale.
Mesfushori i Manchester United i është bashkuar lojtarëve të tjerë nëpër Evropë për ta mbështetur vendin tonë në këto momente kritike.
“Të lutemi për botën, të lutemi për Shqipërinë”, ka shkruar Pogba në llogarinë e tij Twitter.
Fituesi i Kupës së Botës njihet si një musliman i devotshëm dhe kjo tregon ndjeshmërinë e tij në këto raste të rënda. /Telegrafi/
Pray for the World 🌎 #PrayForAlbania pic.twitter.com/aJTZgHR7da
— Paul Pogba (@paulpogba) November 27, 2019